VIDEO/ Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë vërshojnë nëpër rrugë

VIDEO/ Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë vërshojnë nëpër rrugë

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji i lumit ka vërshuar në rrugët e qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe duke detyruar autoritetet të shpallin alarm maksimal, pothuajse dy vite pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023. Kryetarja e Bashkisë, Chiara Rossetti, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë urave dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme: ‘Mos dilni nga shtëpia, mos përdorni makinën dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale,’ tha ajo. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara...
Burimi: Syri.net