VIDEO/ Simnica: Diaspora shqiptare duhet ta ngrejë zërin për Kosovën, vendin e kemi në familjen europiane
Politikani i ri Adrian Simnica, i lindur dhe i rritur në Gjermani dhe me origjinë nga Kosova, ishte i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ku foli për angazhimin e tij politik dhe rolin që duhet të ketë diaspora në të ardhmen e Kosovës. Simnica, pjesë e Junge Union/CDU dhe Schüler Union Rhein-Sieg, tha se brezi i ri i diasporës ka sot më shumë mundësi për të përfaqësuar zërin e të rinjve shqiptarë në institucionet dhe politikën evropiane. Ai theksoi se Kosova po përballet me vështirësi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe se procesi mund të jetë ende i gjatë. Sipas tij, të rinjtë e diasporës duhet të flasin më shumë për Kosovën dhe t’i tregojnë Evropës potencialin e...
Burimi:
syri.net