Video/ Sherr mes vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

Video/ Sherr mes vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

Tre vajza janë përfshirë në një përplasje fizike me njëra-tjetrën, me sa duket për shkak të një vendi parkimi. Fillimisht konflikti ka nisur me debate verbale, por më pas situata ka agravuar në përleshje fizike, ku vajzat janë kapur për flokësh, siç dëshmohet edhe në një video të publikuar online. Në përpjekje për t’i ndarë, ndërhyn edhe një zotëri, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi vendndodhja e incidentit në qytetin bregdetar. Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe masat që mund të ndërmerren.
Burimi: Javanews.al