Video/ SHBA, helikopteri dështon të ulet, përmbyset disa metra larg një restoranti në Michigan

Video/ SHBA, helikopteri dështon të ulet, përmbyset disa metra larg një restoranti në Michigan

Një aksident spektakolar dhe për fat të mirë pa pasoja serioze, ndodhi në Clay Township, Michigan. Një Eurocopter EC-130 u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej pak jashtë zonës metropolitane të Detroitit. Helikopteri, që mbante katër shtetas kanadezë, u përmbys gjatë një manovre uljeje disa metra larg restorantit “Cabana Blue” në Clay Township, Michigan. Personat në bord pësuan vetëm lëndime të lehta nga përplasja. Autoritetet amerikane po hetojnë shkakun e aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv