VIDEO/ Rrëzohet një aeroplan në Indi, mbi 100 persona në bord

VIDEO/ Rrëzohet një aeroplan në Indi, mbi 100 persona në bord

Një aeroplan i Air India është rrëzuar në aeroportin e qytetit Ahmedabad të Indisë perëndimore, pa raportime të menjëhershme për viktima. Aeroplani ishte nisur për në Birmingham, tha një burim i Reuters. Aksidenti ndodhi gjatë ngritjes, sipas kanaleve televizive lokale. Imazhet treguan mbeturina të djegura dhe tym të zi të dendur që ngrihej në qiell pranë aeroportit. Sipas kanaleve televizive, në bord të avionit ndodheshin më shumë se 100 persona. Imazhet treguan gjithashtu njerëz që transportoheshin me barela dhe merreshin me ambulanca. /vizionplus.tv Plan crash in Ahmedabad…! pic.twitter.com/pkP6pLW0vb — DIVYESH HIRPARA (@hirparadivyesh) June 12, 2025
Burimi: Vizionplus.tv