VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra…
Niveli i Liqenit të Fierzës vijon të jetë në rënie, pavarësisht reshjeve të fundit. Tërheqja e ujit ka nxjerrë sërish në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër.Sipas të dhënave të fundit, kuota e liqenit ka zbritur në 260 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet janë më pak se 45 m³ ujë në sekondë. Për shkak të nivelit të ulët të rezervave ujore, HEC-i i Fierzës vijon të jetë jashtë pune.Ky është rasti i dytë brenda dhjetë muajve që rrënojat e qytetit të vjetër shfaqen mbi sipërfaqen e liqenit. Përveç dëshmisë historike që rikthehet në vëmendje, tërheqja e ujit ngre shqetësime edhe për ekosistemin dhe gjallesat ujore.Ecuria e reshjeve dhe prurjeve në ditët në vijim do të jetë vendimtare për situatën hidrike në kaskadën e...
Burimi:
sarandanews.com