VIDEO/ Ronaldo flet me vete pas eleminimit nga Kavasaki, pamjet trishtuese të 40-vjeçarit

VIDEO/ Ronaldo flet me vete pas eleminimit nga Kavasaki, pamjet trishtuese të 40-vjeçarit

Një mbrëmje për t’u harruar kjo e sotmja për Kristiano Ronaldon. Al Nasëri i tij është eleminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë nga Kavasaki. Futbollisti 40-vjeçar nuk e ka fshehur mërzinë dhe zhgënjimin e tij. Kamerat kanë kapur pamjet trishtuese të legjendës së futbollit. Lojtari 5 herë fitues i Topit të Artë shihet duke folur me veten e vetë në mesin e fushës. Pranë tij nuk gjendej asnjë futbollist tjetër dhe gjestet e tij shprehin qartë zhgënjimin e ndjerë nga ky eleminim./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com