VIDEO/ Rikthehet dimri në Maj! Veriu vishet nga petku i dëborës

VIDEO/ Rikthehet dimri në Maj! Veriu vishet nga petku i dëborës

Dëborë TIRANË- Jemi në muajin maj, por Veriu i Shqipërisë është veshur nga petku i bardhë i dëborës. Mëngjesin e sotëm, temperaturat kanë pësuar një ulje të konsiderueshme, duke bërë që njerëzit të nxjerrin sërish xhupat. Dëbora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe. Në qytetet kryesore kanë mbizotëruar edhe reshjet e shiut.
Burimi: Zeri.ai