VIDEO-‘Rama po le qytetarët pa përfaqësim’/ Vokshi: 14 deputetë të PD-së të përjashtuar me 60 ditë

VIDEO-‘Rama po le qytetarët pa përfaqësim’/ Vokshi: 14 deputetë të PD-së të përjashtuar me 60 ditë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar Edi Ramën se po përdor përjashtimet nga Kuvendi për të penguar përfaqësimin e opozitës dhe të qytetarëve në debatet parlamentare, veçanërisht gjatë shqyrtimit të buxhetit të shtetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale. E ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Vokshi deklaroi se janë marrë 33 vendime për përjashtimin e 17 deputetëve të opozitës, ndërsa për veten tha se gjatë një viti është përjashtuar për 90 ditë. Ajo theksoi se përjashtimet nuk kufizohen vetëm në seancat plenare, por pengojnë edhe pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në komisionet parlamentare. Sipas saj, kjo ndodh në një moment kur opozita duhet të përfaqësojë edhe kërkesat e qytetarëve që marrin pjesë në protesta, përmes amendimeve...