(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

(VIDEO) Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

Në postimet në rrjetet sociale, kryeministri Rama ndan pamje nga pika turistike por dhe ato të bregdetit, duke i promovuar kështu jo vetëm për vendasit, por dhe për të gjithë ndërkombëtarët. Këtë herë, kryeministri ka zgjedhur të ndajë pamje nga plazhi i Spillesë. Krahas videos, kreu i qeverisë e cilëson këtë plazh si një tjetër perlë të bregdetit shqiptar. Vetëm dy ditë më parë, Rama ndau pamje nga qendra e Pogradecit, duke u fokusuar me pamje nga lulishtja kryesore. Shqipëria e ka çelur sezonin turistik, e ky sezon ka pritshmëri të larta nga ana e qeverisë.
Burimi: Opinion.al