Video/ Protestë dhe Halloween, vajzat vishen si police dhe ironizojnë efektivët, ata i largojnë nga Bulevardi
Protesta e sotme përkon edhe me festën e Halloween-it, e kjo gjë nuk ka kaluar pa u shfrytëzuar si një ide prej të rinjve në protestë. Në video shfaqen disa vajza të reja protestuese, të cilat kanë zgjedhur të vishen si police, duke ironizuar kështu efektivët me të cilët janë përballur gjatë këtyre ditëve të tubimit. Në pamje shihet momenti kur ato afrohen te efektivët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa këta të fundit u kërkojnë që të lirojnë rrugën.
Burimi:
ntv.al