VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare, por pa pasur mundësi të aktivizohet. Real Murcia militon në ligën e tretë spanjolle për nga rëndësia. 26-vjeçari e ka për herë të parë eksperiencën në Spanjë, teksa më herët ka luajtur në Francë dhe Portugali. Nga Partizani u largua disa ditë para fillimit të aventurës në Europë, me kujtimin e dy golave dhe ftesës së Kombëtares. Palët vendosën të ndërpresin me mirëkuptim kontratën pikërisht këtë muaj. (BalkanWeb) Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton...
Burimi: Argjiroja.net