Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Prej shumë orësh digjen mbeturinat, Përmet e Këlcyra nën pushtetin e tymit
👁13030
Që prej mëngjesit, vendmbeturinat e Përmetit vazhdojnë të digjen. Siç edhe duket në pamjet, zjarri ka rënë tek vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Piskovë, bashkia Përmet. Zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit. Në vendngjarje gjatë gjithë ditës kanë qenë efektivët zjarrfikës të Këlcyrës dhe Përmetit, por flakët nuk janë shuar. Tymi është përhapur në Përmet dhe Këlcyrë duke u kthyer në një shqetësim për banorët.