VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

Në një diskutim të drejtpërdrejtë në emisionin Now me gazetaren Erla Mëhilli në Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, i bëri thirrje publike Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, që të mos e votojë reformën e re. Gorrea ngriti shqetësimin e largimit të shërbimeve kryesore drejt Lushnjës, si planifikimi urban dhe gjendja civile. Nga ana tjetër, Mazniku iu përgjigj se kjo reformë do t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe se pas katër vitesh rezultatet do të tregojnë që vendimi ishte i duhur. Pjesë nga diskutimi: Gorrea: Mos e voto reformën territoriale, Maznik! Mazniku: Do takohemi pas katër-pesë vjetësh dhe do të thuash: E kuptova që isha gabuar. Gorrea: Njerëzit më kanë besuar, prandaj më besojnë. Mazniku: Prandaj Partia...