VIDEO/ Përshkallëzohet situata, protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri” dhe i vënë flakën koshave e tezgave pranë tregut! Banorët hedhin ujë nga ballkonet
Protesta e ditës së sotme që nisi në Ministrinë e Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit. Pasi kaluan nga zona e “9-katësheve”, disa protestues janë zhvendosur dhe te “Pazari i Ri”, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe zonës pranë tregut që është me strukturë druri. “Ka një numër më të lartë të të rinjve dhe është e pamundur ndërhyrja e mjeteve të rënda të policisë”, tha gazetari. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur menjëherë për mobilizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve. Protestuesit vrapuan menjëherë në mënyrë që të mos arrestoheshin. Banorët e zonës kanë nisur që të hedhin ujë nga ballkonet, në mënyrë që të shuajnë zjarret.
Burimi:
javanews.al