VIDEO/ Përmbysje e madhe e Interit kundër Fiorentinës, zikaltërit fitojnë në kohën shtesë

VIDEO/ Përmbysje e madhe e Interit kundër Fiorentinës, zikaltërit fitojnë në kohën shtesë

Interi ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Fiorentinës në javën e tetë të Serisë A, duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes së zhvilluar në “San Siro”. Zikaltrit vuajtën përballë skuadrës mike, por në fund arritën të siguronin tri pikë me shumë peshë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të kaluar në avantazh. Portieri David De Gea ishte një nga protagonistët kryesorë të Fiorentinës, duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke mbajtur portën e paprekur. Në pjesën e dytë, Fiorentina befasoi Interin. Në minutën e 65-të, Alex Jimenez realizoi një gol fantastik me një goditje të fuqishme, duke heshtur përkohësisht tifozët në “San Siro”. Interi reagoi me të gjitha forcat dhe ushtroi presion të vazhdueshëm në...