UEFA nuk fal Kosovën, gjobë dhe mbyllje e stadiumit – Balkanweb.com – News24
UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), pas incidenteve dhe shkeljeve të konstatuara në përballjen e Kombëtares së Kosovës me Izraelin. Në kuadër të vendimit, FFK-së i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 42 mijë e 250 eurosh. Krahas ndëshkimit financiar, UEFA ka vendosur edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për takimin e radhës që përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë në shtëpi. Kujtojmë se takimi me Izraelin përfundoi 0-0. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com