Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të luftës kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë operacionit, i koduar “Vjeshta 2026”, janë identifikuar 155 shtetase shqiptare në lokalet me muzikë live. Operacioni u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe në bashkëpunim me disa institucione të tjera. Sipas të dhënave të Policisë, kontrollet u kryen në 40 lokale me muzikë live, ku u identifikuan gjithsej 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj. Prej tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës dhe 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja, 155 ishin nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut...