Houthit godasin ‘simbolin financiar’ të Arabisë Saudite, dëme në kullën gjigante të Riadit
Një nga ndërtesat më të rëndësishme të Riadit, kulla që shërben si selia e fondit sovran të pasurisë së Arabisë Saudite, është goditur sot (19 nëntor) nga një sulm i rebelëve Houthi. Sulmi me raketa shkaktoi dëme në disa kate të godinës dhe ndërtesat përreth, por autoritetet saudite konfirmuan se nuk ka persona të lënduar. Bëhet fjalë për kullën PIF, e vendosur në Qendrën Financiare të Mbretit Abdullah, në kryeqytetin saudit. Fotot e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA tregojnë dëme të konsiderueshme në fasadën e ndërtesës, ku janë thyer xhamat në shtatë deri në tetë kate dhe janë dëmtuar pjesë të strukturës metalike. Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, deklaruan se kishin shënjestruar dy herë qendrën financiare të Riadit gjatë ditës së sotme,...
Burimi:
javanews.al