“Kjo është ulja e parë e çmimeve në këto 35 vite”, Çoçoli: Përmirësim i madh për qytetarët
Gazetari Fatos Çoçoli ka komentuar vendimin e qeverisë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës, duke e cilësuar si një ndërhyrje të rëndësishme në lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët. I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çoçoli u shpreh se ulja më shumë se trefish e taksës së konsumit për disa produkte ushqimore përbën një vendim të paprecedentë në 35 vitet e fundit. Sipas tij, kjo masë mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë familjare, pasi bëhet fjalë për produkte që konsumohen çdo ditë dhe që zënë një peshë të rëndësishme në shpenzimet e qytetarëve. “Një lloj leximi e shoh te ulja më shumë se tre herë e një takse konsumi. Nuk është guxuar në 35...
Burimi:
javanews.al