Rrugëtimi i Ismail Qemalit nga kancelaritë evropiane drejt shpalljes së Pavarësisë
19 November, 2026 - 23:48 114 vjet më parë, më 19 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali la Triesten dhe iu drejtua Durrësit, pasi kishte mbyllur etapën e fundit të takimeve në kancelaritë evropiane. Plaku i urtë i Vlorës preku tokën shqiptare më 21 nëntor, ndërsa u prit 1 ditë më vonë në qelën e Dom Nikollë Kaçorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvëndëskryeministri i parë i qeverisë së përkohshme të Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton letërkëmbimin mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, sipas të cilit ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit. Por situata e nderë në qytet...
Burimi:
kultplus.com