Presidentja Shiroka Pula takoi pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë 2026 nga rreth 40 vende të botës

Presidentja Shiroka Pula takoi pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë 2026 nga rreth 40 vende të botës

19 November, 2026 - 23:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë (ISF) 2026, të udhëhequr nga Yll Bajraktari, i cili përbëhet nga liderë të rinj dhe përfaqësues nga rreth 40 vende të botës. Presidentja Shiroka Pula theksoi se pasuria më e madhe e Kosovës është rinia. Ajo veçoi se Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë dhe se të rinjtë e saj janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja, veçanërisht anglishten, dhe kanë shkathtësi për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Ajo ritheksoi synimin e Kosovës për të qenë pjesë aktive e këtij transformimi, jo vetëm si përdoruese, por edhe si kontribuuese në zhvillimin teknologjik. Në këtë drejtim, Presidentja...