“The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, Brad Pitt rikthehet në rolin që i solli Oscar-in, në filmin e ri të David Fincher
Brad Pitt rikthehet si Cliff Booth, personazhi që i siguroi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, në filmin e ri “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, vazhdim i filmit “Once Upon a Time in Hollywood” (2019), me skenar të Quentin Tarantinos dhe regji të David Fincher. Filmi i ri, i vendosur në Los Angeles të vitit 1977, tetë vjet pas ngjarjeve të filmit paraprak, sjell sërish në qendër Cliff Booth-in, ish-kaskaderin që tashmë ka lënë pas karrierën në xhirime dhe jeton një jetë më të qetë. Ai punon si projeksionist në kinemanë New Beverly, ndërsa të ardhurat i plotëson duke përgatitur kokteje në një bar. Megjithatë, përvoja e tij në luftë dhe aftësitë luftarake e përfshijnë herë pas here në përballje...
Burimi:
kultplus.com