Memorandum bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë si destinacion turizmi i sporteve ajrore
Shqipëria synon të zgjerojë ofertën e saj turistike edhe përmes sporteve ajrore, duke promovuar potencialet për turizëm aventurë dhe eksperienca të veçanta. Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Federata Shqiptare e Sporteve Ajrore nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e vendit si destinacion për këtë kategori aktivitetesh. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tershana. Ky memorandum bashkëpunimi synon diversifikimin e ofertës turistike shqiptare, promovimin e aktiviteteve aeronautike dhe rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar të Shqipërisë si një destinacion që ofron mundësi për turizëm aventurë dhe përvoja të ndryshme për vizitorët. Presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tershana, tha se “ky memorandum bashkëpunimi me AKT ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të zhvillimit...
Burimi:
kultplus.com