VIDEO – Përkujtohet 34- vjetori i “2 Prill 1991”, i pranishëm Berisha, PD thirrje shkodranëve për pjesëmarrje

VIDEO – Përkujtohet 34- vjetori i “2 Prill 1991”, i pranishëm Berisha, PD thirrje shkodranëve për pjesëmarrje

Nesër, 2 prill 2025, shënohet 34- vjetori i ngjarjes së 2 prill 1991, ku në sheshin para ish- Komitetit të PPSH, sot rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u vranë 4 persona ndërsa u plagosën e lënduan më shumë se 80 të tjerë. Me këtë rast, PD Shkodër do të organizojë një aktivitet përkujtimor, ku do të jetë i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD Shkodër, Elida Lici, ka ftuar shkodranët të bëhen pjesë e aktivitetit.

Burimi: Shkodraweb.com