Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – “Për dy muaj, largohuni”, ultimatumi i KMSH- së nxjerr tregtarët e Zdrales në protestë…
Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër kanë protestuar sot para godinës së Bashkisë, të shqetësuar pas marrjes së një njoftimi zyrtar për lirimin e hapësirave ku ushtrojnë aktivitetin prej më shumë se tre dekadash. Njoftimi është lëshuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili kërkon që brenda dy muajsh tregu të lirohet, pasi në atë hapësirë parashikohet ndërtimi i një kompleksi të ri, bazuar në lejen e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT). Megjithëse njoftimi nuk ka ardhur nga vetë Bashkia, tregtarët i janë drejtuar asaj për të kërkuar një zgjidhje institucionale, pasi ndihen të pambrojtur dhe të...