VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

Një martesë e dështuar dhe mospranimi i divorcit duket se është motivi që 37-vjeçari Besmir Mustaj nga Roskoveci të qëllojë me breshëri arme pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij, ku ajo qëndron bashkë me vajzën dhe mbesën e saj. Në fakt, ka qenë denoncimi i vetë ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit që vuri në lëvizje policinë, e cila identifikoi dhe arrestoi Besmirin si personin që ka qëlluar me armë pranë banesës së ish-bashkëshortes. Kjo e fundit, në një prononcim për mediat, tregon momentet e panikut dhe arsyet sipas saj të kësaj ngjarjeje. 22-vjeçarja tregon se edhe më parë ka marrë kërcënime nga ish-bashkëshorti. Sakaq, policia ka njoftuar se ndaj ish-bashkëshortit të 22-vjeçares ka ngritur akuzat e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”,...