Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO-Parada shqiptare në Nju Jork/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare
Mijëra shqiptarë marshuan sot (dje) në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në Nju Jork. Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, valle dhe muzikë. Festimet kulmuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në rrugën 72, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie shqiptare. Në zemër të Manhattan-it, mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora u mblodhën këtë të shtunë për t’iu bashkuar parades, por edhe festës shqiptare në Nju Jork. Ngjarja, e organizuar nga ‘Albanian Roots’, shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke...