Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri
Para pak ditësh është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga “Albanian Roots” në Central Park. Para nisjes së paradës, Kryetari i Bashkisë së New York Eric Adams organizoi një pritje në banesën e tij për komunitetin shqiptar, duke nderuar kështu traditat dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalës së tij para pjesëtarëve të komunitetit, Adams i inkurajoi të ruajnë lidhjet me atdheun dhe të mos e humbasin dashurinë për Shqipërinë. “Çfarë dite, çfarë dite. Kur mendoni për këtë, vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe Maqedonia...