Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Panik në ajër! Merr flakë avioni, detyrohet të bëjë ulje emergjente
Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas, për shkak të tymit dhe flakëve që u panë duke dalë nga njëri prej motorëve të tij. Fluturimi AA1665 ishte nisur drejt Charlotte, Karolina e Veriut, në orën 08:11 të mëngjesit me orën lokale, por u kthye menjëherë në aeroport pasi u raportua tym në motorin e majtë, raportoi CBS. Në bord ndodheshin 153 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të cilët zbritën në mënyrë të sigurt pas uljes. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë...