Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Panik në ajër! 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një nga fluturimet e SkyWest me destinacion Detroit. Një pasagjerë, shqiptar, u konfliktua me stjuardesën dhe tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit. Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), avioni bëri ulje emergjente. Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan 23-vjeçarin Mario Nikprelajn. Siç shkruajnë mediat e huaja, në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë. Fluturimi kishte nisur nga Omaha në orën 17:30 me orën lokale dhe bëri ulje në Aeroportin e Iowa-s Lindore rreth një orë më vonë. Sipas një deklarate të Policisë së Cedar Rapids, Nikprelaj përballet me akuza për prishje të...