VIDEO / Nga Tirana në Durrës për të vjedhur monopatinën, arrestohet grabitësi serial

VIDEO / Nga Tirana në Durrës për të vjedhur monopatinën, arrestohet grabitësi serial

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Again” ka vënë në pranga një grabitës serial, i cili akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në këtë qark. Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasi Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga policia në kryeqytet për veprën penale “Mashtrimi”, si dhe i dyshuar për një sërë vjedhjesh të tjera. Nga hetimet e deritanishme, Muka dyshohet se ka kryer vjedhje në banesa, automjete, vjedhje të monopatinave elektrike, portofolave dhe sendeve të tjera me vlerë, në zona të ndryshme të qarkut Durrës. Materialet procedurale i...