VIDEO/ Nënstacioni i Kuçovës, zv/kryeministrja Balluku: Energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë

VIDEO/ Nënstacioni i Kuçovës, zv/kryeministrja Balluku: Energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se çdo investim në sektorin energjetik ka në fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit, por edhe uljen e humbjeve në rrjet. ”Investimi në nënstacionin e ri elektrik të Kuçovës, synon fuqizimin e rrjetit për t’i ofruar shërbim mbi 15 500 abonentëve. Një shërbim për furnizimin me energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë. Është shumë e rëndësishme që teksa fuqizojmë furnizimin, nga ana tjetër ulim humbjet teknike, që në 2013, i gjetëm në nivelin 50% dhe në vitin 2024 kemi arritur të ulim humbjet në shifrën historike 17,9%”,-tha Balluku....
Burimi: Kohajone.com