VIDEO/ Nënstacioni elektrik në Londrën perëndimore përfshihet nga zjarri, TCH sigron pamjet kur tymi mbulon zonën

VIDEO/ Nënstacioni elektrik në Londrën perëndimore përfshihet nga zjarri, TCH sigron pamjet kur tymi mbulon zonën

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore. Rreth 100 zjarrfikës po përballeshin me flakët në Aberdeen Place në Maida Vale, ku një transformator elektrik kishte marrë flakë. Çatia e një ndërtese banimi fqinje ishte gjithashtu në flakë, tha Brigada e Zjarrfikësve të Londrës, sipas Sky News. Mori më shumë se 170 telefonata në lidhje me zjarrin që nga ora 5:30 e mëngjesit të së martës. Pesëmbëdhjetë makina zjarrfikëse morën pjesë në shuarjen e flakëve. Një qytetare shqiptare e cila jeton në zonë ka dërguar video në redaksinë e Top Channel. “Banorëve u këshillohet që...
Burimi: Top-Channel.tv