Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Momenti kur Merz e kuptoi se nuk ishte zgjedhur kancelar i Gjermanisë
👁8925
Kandidati konservator për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, ka pësuar një humbje të papritur në Bundestag, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme në raundin e parë të votimit. Ai kishte nevojë për 316 vota në parlamentin me 630 vende, por mori vetëm 310, sipas presidentes së Bundestagut, Julia Klöckner. Kjo ndodhi pavarësisht parashikimeve optimiste nga brenda partisë së tij, të cilët vetëm një ditë më parë ishin të bindur se Merz do ta siguronte shumicën. Pas rezultatit zhgënjyes, Klöckner ndërpreu seancën për t’u dhënë partive kohë të shqyrtojnë hapat e mëtejshëm. Dështimi i Merz për të fituar në raundin...