VIDEO/ Momenti i sikletshëm, bashkëshortja e zv/presidentit Vance pengohet teksa zbriste nga helikopteri me foshnjën! Ja reagimi epik i ushtarëve

VIDEO/ Momenti i sikletshëm, bashkëshortja e zv/presidentit Vance pengohet teksa zbriste nga helikopteri me foshnjën! Ja reagimi epik i ushtarëve

Një incident i vogël shoqëroi mbërritjen e Usha Vance, bashkëshortes së zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, në Bazën e Përbashkët Andrews, nga ku familja do të nisej për në Alaska. Usha Vance, e cila mbante në një transportues fëmijësh djalin e saj të porsalindur, Alec, u pengua teksa zbriste shkallët e helikopterit që po e transportonte drejt bazës ushtarake. Zonja e dytë e Shteteve të Bashkuara arriti të kapet pas kangjellave dhe shmangu rrëzimin. Ajo nuk pësoi dëmtime, ndërsa foshnja ishte në transportuesin e saj. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se asnjë nga katër ushtarët që ndodheshin pranë shkallëve nuk ndërhyri për ta ndihmuar Usha Vance apo djalin e saj. Pak çaste më vonë, nga i njëjti helikopter zbriti edhe J.D. Vance, i cili mbante...