VIDEO / Momente paniku në emision, ministri ndihet keq, dërgohet me urgjencë në spital

VIDEO / Momente paniku në emision, ministri ndihet keq, dërgohet me urgjencë në spital

Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glishiq i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjes në një nga televizionet e Serbisë. Siç edhe mund të vërehet në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit. Ai u dërgua me urgjencë në spital. Sipas mediave serbe, dyshohet se ministri Glishiq kishte një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi. UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?! Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP — Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025