VIDEO/ Ministrja Spahiu takim me prindërit e fëmijëve të prekur nga autizmi: Mbështetje edhe për familjet
Në vijim të komunikimit të nisur nga kryeministri Edi Rama me prindërit e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me familjet për të diskutuar mbi hapat e ndërmarrë dhe nevojat që kërkojnë zgjidhje. Bashkëbisedimi u përqendrua te përmirësimi i diagnostikimit të hershëm, lehtësimi i aksesit në shërbime të specializuara dhe krijimi i një sistemi më të koordinuar mbështetjeje për fëmijët dhe prindërit e tyre. Mes hapave të ndërmarrë është hartimi i projekturdhrit për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Nevojat e Fëmijëve dhe të Rinjve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, si dhe drafturdhrit për krijimin e Rrjetit Kombëtar të Koordinatorëve të Rastit. Ky rrjet synon t’u mundësojë familjeve orientim më të qartë dhe...
Burimi:
kohajone.com