Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – “Mbështetje në negociata me KMSH”, një përfaqësi e tregtarëve të Zdrales priten në Bashkinë Shkodër
Një përfaqësi e tregtarëve të tregut të Zdrales është pritur sot në një takim nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, pas njoftimit zyrtar të marrë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku kërkohet lirimi i hapësirave tregtare brenda një afati dy mujor. Gjatë takimit, nen kryetari Beka u shpreh se Bashkia Shkodër është një hallkë e tretë në këtë proces, pasi vendimmarrja për zhvillimin e kësaj prone i takon Komunitetit Mysliman si pronar i ligjshëm dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka miratuar planin e zhvillimit. Megjithatë, ai garantoi përfaqësuesit e tregtarëve se çështja është në vëmendje të...