VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën përballë Getafes

VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën përballë Getafes

Marash Kumbulla ka rilindur në Spanjë. Përpos paraqitjeve pozitive në mbrojtje, lojtari shqiptar po jep kontributin e tij edhe në fazën e sulmit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën përballë Getafes. Kumbulla bëri rolin e sulmuesit në zonë, ku pas një goditjeje nga këndi në minutën e 39 e dërgoi topin në rrjetë. E majta e tij ishte e saktë dhe i dha epërsinë Espanjolit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të bardhebluve, ndërsa në lojë janë edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com