VIDEO/ Makina policie dhe furgonë civilë të mbushur me të rinj protestues, shoqërime masive pas revoltës
Një numër makinash policie dhe automjetesh civile po kalojnë në rrugët e Tiranës, të mbushura me të rinj protestues, në një zhvillim që vjen pas përplasjeve të shënuara gjatë protestës para Kryeministrisë. Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi numrin e të rinjve të shoqëruar dhe rrethanat në të cilat ata janë marrë nga rruga. Protesta studentore vijon në ditën e tretë, me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa priten sqarime zyrtare për personat e shoqëruar dhe vendndodhjen e tyre.
Burimi:
syri.net