Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Kuvendi i Kralevës shndërrohet në ring, këshilltarët e opozitës grusht me sigurimin
👁12252
Seanca e Kuvendit Kralevës, Serbi u ndërpre pas një incidenti të rëndë që ndodhi në sallën e kuvendit, ku u përfshinë anëtarë të opozitës dhe sigurimi. Sipas raportimit të televizionit N1, incidenti filloi kur këshilltari i Frontit Lokal, Vladan Slavkoviq, doli në foltore dhe menjëherë mori dy paralajmërime nga kryesuesi i seancës, i cili i kërkoi të largohej dhe shpalli një pushim. Gjatë ndërprerjes, sigurimi ndërhyri në sallë dhe tentoi ta largonte me forcë Slavkoviqin nga foltorja, çka çoi në një përplasje fizike midis anëtarëve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Sednica Skupštine opštine Kraljevo je prekinuta zbog incidenta koji...