Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Kënga ”Zjerm” futet në Samitin e Europës në Tiranë, një rikrijim unik
👁3726
Në kuadër të Semitit të Komunitetit Politik Europian, u zhvillua edhe një ceremoni spektakolare e përgatitur posaçërisht për eventin në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Një moment i bukur dhe shumë domethënës është edhe kur trupa e baletit kontemporan e TKOBAP interpretoi këngën ”Zjerm” nga Shkodra Elektronike, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, të rikompozuar me elemente tradicionale dhe klasike. Në skenë, xhubleta, lahuta dhe motivet kombëtare ndërthuren me gjuhën moderne të lëvizjes, duke sjellë një akt mikpritjeje ndaj së ardhmes, e ku në sfond shfaqej Shqipëria e re, moderne dhe e zhvilluar.