VIDEO/ Kaos në Spanjë dhe Portugali, ‘goditen’ nga ndërprerje masive e energjisë elektrike, shkaku ende enigmë

VIDEO/ Kaos në Spanjë dhe Portugali, ‘goditen’ nga ndërprerje masive e energjisë elektrike, shkaku ende enigmë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ‘goditi’ Spanjën dhe Portugalinë pasditen e së hënës, duke shkaktuar shumë probleme në komunikim dhe transport. Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë Red Electrica tha se po punonte me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë. “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë duke u dedikuar për zgjidhjen e tij. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë.”, tha ai.   Momenti i ndërprerjes së energjisë është kapur në xhirimet e kanalit laSexta teksa errësira ka ‘mbuluar’ studio gjatë një transmetimi live. “Një ndërprerje e përgjithshme e energjisë elektrike ka lënë disa zona të Spanjës dhe Portugalisë pa energji elektrike. E njëjta gjë ndodhi në kanalin laSexta, ku u detyruam të prezantonim programin Al Rojo Vivo pothuajse në...