VIDEO/ Kandidati për deputet i PD, Bledjon Nallbati dhunon një shofer kamioni në mes të rrugës

VIDEO/ Kandidati për deputet i PD, Bledjon Nallbati dhunon një shofer kamioni në mes të rrugës

Kandidati për deputet i PD, i treti në listën e mbyllur të qarkut të Korçës, Bledjon Nallbati, ka dhunuar një shofer kamioni. Në video shihet momenti kur Nallbati qëllon me grushte shoferin e kamionit në mes të rrugës. Nallbati vijon dhunën fizike teksa hipën në shkallën e kamionit dhe godet me grushte nga dritarja e derës shoferin. Aty ndërhyjnë edhe qytetarë të pranishëm që grumbullohen, duke e larguar deputetin e qarkut të Korçës. Rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta.
Burimi: Vizionplus.tv