Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Kampionët e Europës i tregojnë forcën Realit, PSG dhuron spektakël dhe shkon në finalen e Kupës së Botës për Klube
PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube teksa mundi 4-0 Real Madridin. Kampionët e Europës treguan forcën shumë shpejt, teksa realizuan me Ruiz. Pak më vonë Dembele dyfishoi shifrat, ndërsa brenda pjesës së parë, Ruiz kompletoi dopietën personale. Në disavantazh të 3 golave, Los Blancos e patën të pamundur për t’u rikthyer në lojë. Shumë pak për të thënë për të besuarit e Alonsos, në një ndeshje për t’u harruar. Goncalo Ramos vendosi emrin në listën e golashënuesve, me një gol në fund. Në finale shkon PSG, me të besuarit e Luis Enrique...