Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Kamarieri rrihet për një bidon uji në Vlorë/ Nënkomisari dhunon 18-vjeçarin në lokal, momenti kur e godet në kokë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur të Skelës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht gjatë orarit të punës, në ambientet e një hoteli me frekuentim të lartë nga qytetarë vendas dhe të huaj. Sipas burimeve dhe pamjeve të siguruara nga vendngjarja, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, i cili ndodhej jashtë detyrës dhe Leart Bimo, një individ me precedent kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj kamarierit, vetëm për një keqkuptim të vogël në porosi. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht, Isufi ka ndërhyrë me tone kërcënuese...