Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ “Kam bombë, Allahu Akbar!”, kaos në fluturimin nga Londra për në Belfast, 41-vjeçari kërcënon pasagjerët në avion dhe Presidentin Trump
Një incident i rëndë ndodhi në fluturimin easyJet 609, i cili ishte nisur nga Londra Luton me destinacion Belfastin, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Glasgow, pas një kërcënimi të frikshëm për bombë. Një 41-vjeçar, i cili ndodhej mes pasagjerëve, pretendoi se kishte një bombë në bord, duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe duke kërcënuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili ndodhej këtë të diel në Skoci për një vizitë jozyrtare. Menjëherë pas kësaj deklarate, ai u fut në tualetin e avionit, çka shkaktoi alarm të menjëhershëm në bord. Pasagjerët treguan guxim dhe gjakftohtësi, duke...