Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ ”Ju dua me krejt zemrën”, Dua Lipa emocionohet për natën e parë të ”Sunny Hill Festival”
Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit që organizon Dua Lipa dhe familja e saj në Prishtinë. Artistja globale ka ndarë emocionet e thella për lidhjen me Prishtinën dhe festivalin ”Sunny Hill Festival” që tashmë është kthyer në një traditë. “SUNNY HILL FESTIVAL Nata e parë. Ky festival është diçka që familja ime dhe unë e kemi krijuar me aq shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN”,-ka shkruar ajo, duke theksuar se realizimi i këtij projekti është përtej çdo ëndrre që ka pasur ndonjëherë. Ylli ndërkombëtar e përshkroi përjetimin e natës së parë si të paharrueshëm, duke theksuar energjinë, gëzimin...