Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Iu depozituan aksidentalisht 390,000 euro në llogari, gruaja i shpenzon brenda pak orëve dhe përballet me drejtësinë
👁13818
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Argjentinën ditët e fundit, ku protagonistja është një grua e quajtur Veronica Acosta, e cila përfundoi nën akuzë për mashtrim pasi mori aksidentalisht një shumë marramendëse prej 500 milionë pesos argjentinase (rreth 390 mijë euro) në llogarinë e saj bankare. Historia nisi kur Acosta priste një shumë të vogël prej vetëm 8,000 pesos si pagesë mbështetëse nga ish-bashkëshorti i saj, por në vend të saj, në llogarinë e saj u depozitua një shumë shumë më e madhe. Pa humbur kohë, ajo kreu 66 transaksione përmes transfertave dhe blerjeve të ndryshme, disa për vete dhe...